Home / Futboll / Euro 2016 / Hungari 3 – 3 Portugali : Ronaldo shënon 2, në një barazim që eleminon Kuqezinjtë
Euro 2016: Portugali 3 - 3 Hungari
Euro 2016: Portugali 3 - 3 Hungari

Hungari 3 – 3 Portugali : Ronaldo shënon 2, në një barazim që eleminon Kuqezinjtë

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në barazimin 3-3 mes Portugalisë dhe Hungarisë që shuan përfundimisht shpresat e skuadrës tonë për të vazhduar me tej ëndrrën europiane, dhe i jep bileten per 1/8 e Finaleve, Portugalise.

Hungaria kaloi 3 herë në avantazh, por po kaq herë portugezet arritën të qëndronin në lojë duke e prerë biletën e 1/8-ave vetëm në ndeshjen e fundit.

Me dy golat e tij të parë në France2016, Ronaldo u bë lojtari i vetëm që ka shënuar ne 4 edicione të ndryshme të finaleve të Kampionatit Europian.

Dhe pas 2 paraqitjeve shumë të dobëta për CR7 në ndeshjet e para, nuk kish si të ndodhte ndryshe… kapiteni i portugezëve (për fat të keq për Shqiperinë), tregoi nivel të shkëlqyer në këtë ndeshje.

Pervec 2 golave të shënuar, Ronaldo gjithashtu ishte dhe autori i pasimit depërtues për golin e parë të Portugalisë, të realizuar nga Nani.

Skuadra tjetër e kualifikuar nga Grupi F është Islanda që fitoi 2-1 ndaj Austrisë dhe u ngjit në kuotën e 5 pikëve duke u renditur në vendin e dytë.

Tashmë në 1/8 e finaleve Portugalia do të ndeshet me Kroacinë, ndersa Hungaria do luaj me Belgjikën.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox