Home / Futboll / Euro 2016 / Gjermania e Polonia i bashkohen skuadrave finaliste

Gjermania e Polonia i bashkohen skuadrave finaliste

Gjermania, Polonia, Franca, Zvicra, Uellsi, Anglia, Spanja dhe Italia, deri më tash janë kombëtare që kanë siguruar kualifikimin në të tetën e finales, ndërsa valixhet për në shtëpi kanë mbledhur Rusia, Ukraina e Rumania. Gjermania shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Irlandës Veriore, në takimin e fundit të grupit C në Euro 2016. Futbollisti Mario Gomez ishte kreator i fitores, kur realizoi në minutën e 30-të. Gjermanët në bazë të rasteve sidomos në pjesën e parë ë shënojnë fitore të paktën me 4-5 gola diferencë. Sumuesi gjerman nuk u treguan të shkathët në shumë raste dhe klështu që fitorja e tyre ishte e ngushtë. Në minutën e 7-të, Thomas Muller ka pasur rast të qind për qindtë për të shënuar, por gjuajtja e tij ndalet në trup të portierit irlandez.

Pas katër minutave Mesut Ozil humb një rast që nuk humbet. Ai i vetmuar me portierin, nuk e qëllon si duhet topin. Në minutën e 23-të, Thomas Muller në pozitë të volitshme, mirëpo goditja e tij shkoi përskaj shtyllës irlandeze. Thomas Muller nga 8-9 metra gjuajti fortë me kokë, por shtylla pingule ia mohoi golin në minutën e 27-të. Pa shumë rasteve të shpërqendruara, megjithatë gjermanët më fund kaluan në epërsi pikërisht në minutën e 30-të. Thomas Muller asistoi për mrekulli te Mario Gomez i cili nga afërsia plasoi topin në rrjetë, 0:1.

Në minutën e 34-të, Thomas Muller nga 12-13 metra godet fuqishëm dhe tërthorësja ka qenë aleati më i fortë i Irlandës së Veriore. Pas pesë minutave Mario Gomez shumë lehtë ka mundur ta dyfishojë epërsinë, mirëpo ai nuk u tregua i shkathët, ngase nga një pozitë e qind për qindtë gjuajti drejt në portierin irlandez. Në minutën e 52-të Gotze dy herë nuk qe i saktë, duke humbur raste ideale. Gomez në minutën e 82-të nga afërsia gjuajti me kokë, por portieri irlandez reagoi për mrekulli dhe shpëtoi portën e tij. Ndërkaq, Polonia shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Ukrainës. Zëvendësuesi Jakub Blaszczykowski në minutën e 54-të shënoi gol të bukur. Ai nga rreth 12-13 metra me një gjuajtje të fortë la të stepur portierin ukrainas. Gjermania zuri vendin e parë me 7 pikë, pasojnë Polonia me 7 sosh, Irlanda Veriore (3) e Ukraina (0)

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox