Home / Futboll / Euro 2016 / Gjermani – Itali : Formacionet e mundëshme & lajmet e fundit për 2 skuadrat

Gjermani – Itali : Formacionet e mundëshme & lajmet e fundit për 2 skuadrat

Italia mund detyrohet të luaj pa mesfushorin kyç Daniele De Rossi, në përballjen e tyre kundër Gjermanisë në çerek-finalen e mbrëmjes së sotme.

Mesfushori veteran i Romës, është një lojtar shumë i rëndesishëm për skuadrën e Antonio Conte-s, por De Rossi vazhdon të vuajë nga një dëmtim serioz në kofshën e këmbës së djathtë, dëmtim i pesuar gjatë fitores 2-0 kundër Spanjes, dhe mjeku i ekipit italian Enrico Castellacci ka pranuar se dëmtimi i 32-vjeçarit ka pak gjasa të rikuperohet në kohë.

Kjo është një situatë shumë serioze, – tha Castellacci. – Ne jemi duke u përpjekur që dëmtimi te rikuperohet në kohë. Por ende nuk mund të japim ndonjë prognozë.

Ndërkohë, aktivizimi i mesfushorit te krahut Antonio Candreva është gjithashtu në mëdyshje, pasi ai ende vuan dëmtimi që ai pësoi në fitoren 1-0  ndaj Suedisë.

Gjithashtu, per tu theksuar është edhe mungesa e mesfushorit të Paris Saint-Germain – Thiago Motta, i cili është pezulluar pasi mori kartonin e dytë të verdhë kundër Spanjes.

Persa i perket Gjermanise, Joachim Low nuk ka asnjë problem me demtime fizike apo pezullime në skuadrën e tij.

Formacionet e mundëshme:

euro-2016-gjermani-itali-formacioni

Check Also

Uells – Belgjikë: Formacionet e mundëshme & lajmet e fundit për 2 skuadrat

Uells do të luaj për herë të parë në cerekfinale të një turneu madhorë, dhe …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox