Home / Futboll / Euro 2016 / Gjermani – Itali: Fakte, statistika, parashikimi & kuotat

Gjermani – Itali: Fakte, statistika, parashikimi & kuotat

Faktet & Statistikat:

  • Gjermania nuk ka fituar asnjë herë ndaj Italisë në një turne të madh (4 barazime, 4 humbje). Më keq akoma, Gjermani ka humbur të katërta ndeshjet kundër Italisë në faza nokouti: tre herë në Kupën e Botës (gjysmë-finalen e viti 1970, finalen e vitit 1982, gjysmë-finalen e vitit 2006) dhe një herë në Kampionatin Evropian (gjysmë- finalen e viti 2012).
  • Ndeshja e fundit midis dy skuadrave ishte një ndeshje miqësore pak muaj më parë, në 29 mars të këtij viti në Mynih, ku Gjermania fitoi 4-1.
  • Gjermania ka arritur gjysmë-finalen në pesë turnetë e mëdha, te fundit, rradhazi (WC 2006 Euro 2008, WC 2010 Euro 2012, WC 2014).
  • Gjermania ka fituar 14 nga 17 ndeshjet e fundit në turne të mëdha, duke barazuar dy dhe humbur një (1-2 v Italinë në gjysmë-finalen e EURO 2012).
  • Gjermania është ekipi i vetëm që nuk ka pësuar asnjë gol deri më tani në Euro 2016.
  • Gjermania ka patur mesatarisht 69% posedim të topit në katër ndeshjet e para të tyre, raportin më i lartë deri tani në EURO 2016.
  • Italia ka mbajtur 19 rrjeta të paprekuara, nga 37 ndeshjet e tyre në Europiane, më shumë se çdo ekip tjetër në historinë e turneut dhe vetëm 1 më shumë se Gjermania (18 rrjeta të paprekura në 47 ndeshje).
Parashikimi Rezultatit: 1 – 1

Kjo është finalja e parakoheshme. Keto janë 2 ekipet më të mira të Euro 2016, madje, me një diferencë të madhe nga skuadrat e tjera që kanë mbetur në turne.

Te gjithe thonë që Italia historikisht, dhe aktualisht, ka një mbrojtje shumë solide dhe taktikisht te zgjuar, por, për medimin tim, e vecanta e Italisë së Antonio Conte-s është fakti qe ata luajnë me dy qëndër-sulmues përpara, dhe kjo është dicka shumë e rralle në futbollin ndërkombetar në turne të tilla të rëndësishme. Shumica e mbrojtësve në ditët e sotme nuk janë mësuar me situata të tilla (Segio Ramos nuk po dinte cilin nga sulmuesit italianë të markonte).

Nga ana tjeter, Gjermania u shfaq shumë mirë kundër Sllovakisë, por hasi vështiresi kundër një skuadre solide si Polonia në ndeshjen në grup. Dhe nëse Polonia ja doli pjesërisht, Italia është mëse e aftë për të bërë të njëjtën gjë.

Sigurisht, cdo rezultat është i mundur në këtë sfidë, por besoj më shumë tek barazimi.

Kuotat:

Gjermania është favorite për fitimin e takimit me koeficientin 2.25, barazimi është 2.9, ndërsa fitorja Italisë kuotohet 3.7

Mario Gomez kryeson bastet për Shënuesin e Parë me 5.5, ndërsa Graziano Pelle konsiderohet si kërcënim kryesor italian për të shënuar, me 6.5

Check Also

Uells – Belgjikë: Formacionet e mundëshme & lajmet e fundit për 2 skuadrat

Uells do të luaj për herë të parë në cerekfinale të një turneu madhorë, dhe …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox