Home / Futboll / Euro 2016 / Gjermani 3-0 Sllovaki : Panzerat gjermanë shkatërrojnë të gjitha barrikadat sllovake në marshimin e tyre drejt çerek-finaleve
Mario Gomez shënon golin e dytë për Gjermaninë
Mario Gomez shënon golin e dytë për Gjermaninë

Gjermani 3-0 Sllovaki : Panzerat gjermanë shkatërrojnë të gjitha barrikadat sllovake në marshimin e tyre drejt çerek-finaleve

Gjermania tregoi klas të lartë në fitoren 3-0 ndaj Sllovakisë në Lile.

Boateng hapi serinë e golave për gjermanët vetëm pas 8 minutave lojë, ndërsa në të 13-ën Ozil pati mundesinë ta dyfishonte avantazhin, por 11-metërshi i ekzekutuar prej tij u prit nga portieri Kozacik.

Kjo ishte penaltia e tretë rradhazi që Ozil humbet në ndeshjet për klub & kombëtaren.

Sidoqoftë, dështimi Ozilit nuk ja ndali hovin panzerave, të cilët kërkuan me ngulm sigurimin e fitores dhe u shperblyen me golin e dytë pak minuta nga findi i pjesës së parë.

Draxler, ndeshja e te cilit ishte shumë mbresëlënëse, dribloi mbrojtesin sllovake Kucka duke u futur në zonën sllovake pranë vijës fundore dhe me pas dha një pasim prapa për Gomez, i cili nuk gaboi nga një distancë e shkurtër duke e dërguar topin në rrjetë.

Goli i dyte ishte një nga 15 goditjet drejt portës për gjermanët pjesën e parë më shumë se çdo ekip tjeter në këtë turne deri më tani për vetem 45 minuta lojë.

Pjesa e dyte vazhdoi po ashtu si e para, me gjermanët në sulm. Dhe për të mbyllur çdo diskutim mendoi Julian Draxler në të 63-ën.

Pas asistit për golin e dytë, ylli i Wolfsburg-ut nuk gaboi me një gjysmë roveshatë perfekte duke e cuar rezultatin ne 3-0, rezultat me të cilin perfundoi i gjithë takimi.

Krejt ndryshe nga pasiguritë e shfaqura në mbrojtje gjatë miqësoreve të fundit para fillimit të turneut, për tu vecuar është fakti që Gjermania është skuadra e vetme që nuk ka pësua asnjë gol deri më tani. Kjo ndoshta edhe për faktin që dyshja shumë impresionuese Boateng-Hummels, nuk ka luajtur bashkë në ato ndeshje miqësore.

Gjermania tashmë do të presi në cerek-finale, fituesen e ndeshjes Itali – Spanjë që luhet nesër në mbrëmje.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox