Home / Futboll / Euro 2016 / Germani 1-1 Itali : Gjermania fiton 6-5 me penallti

Germani 1-1 Itali : Gjermania fiton 6-5 me penallti

Gjermania fitoi 6-5 me penallti për t’i dhënë fund “tersllëkut italian” që e kish mbërthyer atë që nga Botërori i viti 1970 e deri në mbrëmjen e djeshme.

Frika për të mos humbur bëri që ndeshja të ishte shumë taktike,  me Gjermaninë që në ndryshim nga e kaluara u përpoq të ishte e kujdesshme.

Për këtë flet fakti që trajneri gjerman Joachim Low, u kondicionua nga kundërshtari dhe për herë të parë në shumë vitet e tij në drejtimin e Gjermanise, ai rreshtoi në fushë 3 qëndër-mbrojtësa, ashtu sic luan dhe Italia.

Megjithate, Gjermania ishte skuadra më me shumë kualitete në fushë përballë një Italie plot shpirt, dhe pikërisht një lojtar plot cilësi si Ozil mundi të realizojë në minutën e 68-të duke i dhënë avantazhin kampioneve te botes.

Por minutën e 77-të, qendermbrojtesi gjerman – Boateng, i dha “një dorë” Italisë për të arritur te goli i barazimit nëpërmjet një penalltie, të cilën Bonucci nuk e shpërdoroi.

Pas 30 minutave të kohës shtesë ku nuk pati asgjë për tu mbajtur mend, skuadrat iu drejtuan 11-metershave.

U deshen 18 penallti për të përcaktuar skuadrën gjysëmfinaliste, dhe mes shumë gabimeve nga lojtaret e të dy skuadrave, më në fund Hektor u tregua i saktë nga pika e bardhë duke i dhënë fitoren gjermanëve.

Një sukses i arritur pas një ndeshje që nuk mbaronte kurrë, aq sa dhe dy ekipet goditën plot nëntë herë nga penalltia, deri në momentin kur Hector u tregua po aq i madh sa emri i tij(nga mitologjia Greke), duke bërë historinë për Gjermaninë.

Check Also

Uells – Belgjikë: Formacionet e mundëshme & lajmet e fundit për 2 skuadrat

Uells do të luaj për herë të parë në cerekfinale të një turneu madhorë, dhe …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox