Home / Futboll / Euro 2016 / Gazeta kryesore e shtetit sviceran tanimë flet Shqip.

Gazeta kryesore e shtetit sviceran tanimë flet Shqip.

Gazeta kryesore e shtetit sviceran tanimë flet Shqip!

E përditshmja zvicerane “Blick” do të shkruajë artikuj në gjuhën shqipe. Ka qenë vetë “Blick” një prej gazetave kryesore zvicerane që ka lajmëruar se gjatë javës, deri në ditën e ndeshjes Shqipëri­-Zvicër, do të ofrojë informacione edhe në gjuhën shqipe.

“Gazeta Blick ju informon në gjuhën shqipe”, ishte mesazhi që u shfaq faqen e parë të kësaj të përditshmeje prestigjoze, duke njoftuar tifozët e shumtë shqiptarë se mund të siguronin aty informacione rreth kuqezinjve, po aq sa për përfaqësuesen vendase skuadrën e futbollit të federatës.

Gjatë kohëve të fundit, duke parë interesin e tifozëve shqiptarë, mediat zvicerane thuajse kanë kaluar në plan të dytë kombëtaren e tyre te futbollit, për të publikuar e postuar në faqet e tyre të internetit me vazhdimësi intervista apo informacione rreth kuqezinjve.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox