Home / Futboll Fantazi / Rregullorja

Rregullorja

Futboll Fantazi eshte nje kompeticion bazuar ne parashikimet e rezultatit final te ndeshjeve te Kampionatit Europian 2016.

Cdo skedine, do perfshije 12 ndeshjet e rradhes ne grupe. Ne momentin qe luhen 12 ndeshjet e para, atehere shpallet fituesi i skedines dhe administratori krijon skedinen e re me 12 ndeshjet e tjera te rradhes.

Pas perfundimit te neshjeve ne grupe, skedina e 4-to te perfshije 8 ndeshjet eleminatore te rradhes.

Cmimi per fituesin e cdo skedine eshte, nje bast/skedine reale FALAS e shumes 500 Lek (te reja).

Permbajtja e kesaj skedine reale, eshte plotesisht ne deshiren e Fituesit. Ju mund te vini vetem 1 ose 10 kombinime/ndeshjesh, por koeficienti ne total i kesaj skedine reale, nuk mund ta kaloje shifren 400, qe do te thote se fitimi maksimal nuk mund te jete me i madh se 500 x 400 = 200,000 Lek(te reja). Ky nuk eshte bast/skedine reale qe vihet midis jush dhe SuperSporti-t. Ky do jete nje bast qe SuperSporti e vendos per llogarine tuaj nepermjet sponsorit tone Euro-Bet.

Shkurt, SuperSporti vetem sa ju dhuron juve 500Lek(te reja) per nje skedine, ndeshjet e te ciles ju i percaktoni vete.

Regjistrimi

Për të luajtur në Fantazi ligën e SuperSporti.com është shumë e thjeshtë, mjafton që juve të jeni një përdorues i regjistruar i ketij websajti. Për regjistrimin, klikoni ketu dhe regjistrohuni me emrin e përdoruesit tuaj të deshiruar, një adresë email-i të vlefshme, dhe fjalëkalimin që deshironi. Për më thjeshtë, ju mund të regjistroheni dhe identifikoheni ne kete websajt, duke perdorur ID-të tuaja sociale si Facebook, Twitter, Google+ tek paneli në të djathtë të ketij paragrafi. Nëse keni humbur fjalëkalimin, ju mund të gjeneroni një fjalëkalim te ri, ose kontaktoni SuperSporti-n.

Parashikimi i ndeshjeve

Parashiko rezultatin final të të gjitha ndeshjeve te kompeticionit. Ju keni kohë deri 15 minuta para fillimit të një ndeshjeje, për te shtuar ose ndryshuar parashikimin tuaj. Fasho orare CET(0) është përcaktuese. Nuk ka asnjë mundesi tolerimi pasi c’do gjë eshte e automatizuar nga vetë serveri i websajtit, kështu që shtoni parashikimet tuaja parpara afatit te skadencës.

Aktualisht, në lojë janë vetëm ndeshjet e raundit të parë në grupe për Ligën e Kampioneve dhe në perfundim të këtij raundi, do të hidhen në sistem ndeshjet e raundeve të tjera. Ju mund ti ndryshoni parashikimet tuaja, deri 15 minuta para fillimit të një ndeshjeje. Nëse ndiheni me fat, ju mund te shtoni parashikimet tuaja që tani.

Sistemi i pikëve

Duke qënë se ky kompeticion bazohet ne Ligën e Kampioneve në fazën e grupeve, rezultati final merret për bazë ne llogaritjen e pikëve. Për fazën pas grupeve, rezultati i fundit që perfshinë dhe vajtjen ne kohë shtese(120min) do te merret për bazë. Nëse ndeshja shkon në penallti, penalltitë nuk merren parasysh.

Ju fitoni pikë për parashikimin e fituesit të ndeshjes, ose për parashikimin e një barazimi – Kjo quhet “Parashikim Lloto”. Në rast se ju parashikoni rezultatin e saktë me gola, ju fitoni pikë ekstra – Kjo quhet “Parashikim i Saktë”. Ju fitoni pikë ekstra nëse gjeni sa gola do shënoje një skuader, edhe në rastin kur ju nuk e gjetët saktë rezultatin e plote(p.sh: nëse ndeshja mbaron 1-1 dhe ti parashikove 0-1, ju perseri merrni 1 pikë.

Pikët
Parashikim i Saktë 3
Parashikim Lloto 2
Gol Bonus 1

Nëse deshironi të shikoni renditjen, shko tek faqja e renditjes dhe zgjidhni ligën qe ju intereson(për momentin është vetëm një ligë, por së shpejti do të vendosim dhe liga të tjera ne lojë). Nëse juve jeni i identifikuar, atëherë liga në të cilën luani ju vetë zgjidhet automatikisht.

Sasi e njëjtë pikësh?

Kur 2 ose më shumë lojtarë kanë grumbulluar të njejtën sasi pikësh, atëherë për të vendosur kush është në krye aplikohen rregullat e mëposhtëme(më e rëndësishmja, sipër):

  1. Sasia e Parashikimeve të Sakta;
  2. Sasia e Parashikimeve Lloto;

 

Per cdo paqartësi të mundëshme, ju lutem na shkruani Këtu.

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox