Home / Futboll / Euro 2016 / Francë – Shqipëri: Prova e zjarrit për Kuqezinjtë
Francë - Shqipëri: Prova e zjarrit për Kuqezinjtë
Francë - Shqipëri: Prova e zjarrit për Kuqezinjtë

Francë – Shqipëri: Prova e zjarrit për Kuqezinjtë

Në një ndeshje që pritet të jetë shumë e rëndësishme për fatet Shqiperisë në fazën e grupeve, Kuqezinjtë e udhëhequr nga De Biasi do të përballen me vendin organizator dhe sigurisht me nje nga favoritet e Kampionatit Europian.

Sontë në mbrëmje perfaqesuesja jonë kombetare do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit A ndaj Francës në Marseille në stadiumin e mrekullueshëm të Velodrome.

Do të jetë një provë zjarri për Kombëtaren që vjen pas 2 perballjeve pozitive në miqësoret e kualifikimeve por tani gjithcka është ndryshe, luhet për një objektiv  më të rëndësishem.

Ajo që është e pritshme dhe e sigurt ka të bëjë me mbështetjen e madhe që do të këtë Shqipëria në “Velodrome” nga tifozet kuqezi që do të skuqin atmosferën kur të zbresë në fushë kombetarja.

Kështu që djemtë tanë kanë një provë zjarri ndaj Frances ku mund të shfaqin të gjithë krenarine e tyre në fushë duke na bërë krenarë dhe pse jo duke habitur të gjithë boten.

Gjithashtu me interes të madh pritet edhe përballja e sotme e orës 18:00, Rumani – Zvicer, rezultati i të cilës mund të ndikoje në fatin e Shqiperisë në fazën e grupeve.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox