Home / Futboll / Botërori 2018 / FIFA: Kosova në Grupin I eliminator të “Botërorit 2018”

FIFA: Kosova në Grupin I eliminator të “Botërorit 2018”

Kosova do të marrë pjesë në eliminatoret e Botërorit “Russi 2018”. FIFA nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka dhënë një tjetër lajm të rëndësishëm për përfaqësuesen më të re europiane, e pranuar vetëm gjatë muajit maj në UEFA dhe FIFA.

Paneli i Emergjencës në UEFA, i mbledhur në Paris ka vendosur që Kosova të bëjë pjesë në Grupin I, ku luajnë Kroacia, Islanda, Turqia, Ukraina dhe Finlanda.

Ndërsa Gjibraltari u caktua në Grupin H, ku do të ketë si kundërshtarë Belgjikën, Bosnjë Hercegovinën, Greqinë, Estoninë dhe Qipron.

Arsyeja pse Paneli i Emergjencës në UEFA e vendosi Kosovën në Grupin I dhe jo në Grupin H është shmangja e përplasjes me Bosnjë Hercegonvinën, që konsiderohet me risk të lartë për arsye etnike.

Check Also

Poloni 1-1 Portugali: Portugalia kalon në gjysëmfinale pas fitores 5-3 me penallti

Portugalia eshte ekipi i parë në gjysmëfinale të Euro 2016 pas fitores 5-3 me penallti …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox