Home / Sporte Të Tjera / Motorsport / Formula 1 / F1: Rosberg fiton provat zyrtare për garën e parë të F1 në Baku
Nico Rosberg - Mercedes, F1
Nico Rosberg - Mercedes, F1

F1: Rosberg fiton provat zyrtare për garën e parë të F1 në Baku

Mercedesi i Nico Rosberg do të startoje nga vendi i parë në Çmimin e Madh Evropian të F1, që do të zvidhohet të dielën në Baku – Azerbajxhan.

Sergio Perez ishte piloti i dytë më i shpejtë, 0.8 sekonda larg kohës së vendosur nga Rosberg 1:42,758.

Por Sergio Perez – piloti i Forcë Indias do të startojë i shtati pas një penaliteti qe e zbret atë me pesë vënde në grid për zevendësimin e Kutisë së Marsheve, me të cilën ai pati probleme në sesionin e tretë të provave të lira.

Si rrjedhoje e penalitetit për Sergio Perez-in,  Daniel Ricciardo i cili vendosi kohën e tretë më të mirë (1: 43.966) do ti bashkohet Rosberg-ut në radhën e parë të nisjes.

Piloti i Ferrarit – Sebastian Vettel u kualifikua në vëndin e katërt. Çuditërisht, Vettel vendosi të njëjtën kohë ashtu si Ricciardo 1: 43.966, por për arsye se koha e Vettel-it u vendos me pas, ai do të renditet pas Ricciardos në nisje.

Lewis Hamilton kaloi një sesion kualifikues shumë zhgënjyes. Asnjë nga tentativat e tij për të vendosur xhiro të shpejtë nuk ishte pa gabime.

Në tentativën e tij e fundit në sesionin final, ai gotiti Mercedesin e tij me një nga barrierat mrojtëse dhe ky incident e la atë në vëndin e dhjetë për nisjen e garës se nesërme.

  1. Nico Rosberg (Mercedes) 1:42.758
  2. Sergio Perez (Force India) +0.757secs
  3. Daniel Ricciardo (Red Bull) +1.208s
  4. Sebastian Vettel (Ferrari) +1.208s
  5. Kimi Raikkonen (Ferrari) +1.511s
  6. Felipe Massa (Williams) +1.725s
  7. Daniil Kvyat (Toro Rosso) +1.959s
  8. Valtteri Bottas (Williams) +2.488s
  9. Max Verstappen (Red Bull) +2.812s
  10. Lewis Hamilton (Mercedes)  +19.196s

 

Check Also

Video: Mundësi i njohur shqiptar, Gzim Selmani, debuton në WWE

Mundësi i njohur shqiptar, Gzim Selmani, ka debutuar në divizionin NXT, në kuadër të Kampionatit …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox