Home / Sporte Të Tjera / Motorsport / Formula 1 / F1 debuton në Baku, Azerbajxhan

F1 debuton në Baku, Azerbajxhan

Dje u mbajten provat e lira për garën e parë në historinë e F1, në kryeqytetin e Azerbajxhanit – Baku, garë e cila do të zhvidhohet këtë fundjavë.

Pista e garës në Baku, ku do të garohet për herë të parë përfshinë rrugët në qëndrën e qytetit dhe cirkuiti eshte i dyti për nga gjatësia në kalendarin e F1.

Pjesa e drejte e ketij cirkuiti është 2.2km e gjatë, c’ka mendohet se do bejë të mundur shumë parakalime gjatë garës.

Ne provat e djeshme, u duk qarte supremacia e skuadrës së Mercedesit e cila postoi 2 xhirot më të shpejta me pilotet e saj Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg.

Vendin e tretë e zuri Valteri Bothas me makinën Williams, ndërsa i katerti ishte Fernando Alonso që piloton makinën e Mclaren-it.

Ishte një ditë për tu harruar për skuadrën e Ferrarit, xhirot e të cilës me të dy pilotet e saj ishin më shumë se 2 sekonda më të ngadalta se ato të Mercedesit në krye.

Megjithatë potenciali i vërtetë i piloteve dhe makinave do të shpaloset në provat zyrtare të cilat do mbahen sot në orën 15:00 – 16:00.

baku-free-practise

 

 

Check Also

Video: Mundësi i njohur shqiptar, Gzim Selmani, debuton në WWE

Mundësi i njohur shqiptar, Gzim Selmani, ka debutuar në divizionin NXT, në kuadër të Kampionatit …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox