Home / Futboll / Euro 2016 / Spanjë 3-0 Turqi: Alvaro Morata shënon 2, në një fitore bindëse për spanjollët
Euro2016: Spanje 3 - 0 Turqi
Euro2016: Spanje 3 - 0 Turqi

Spanjë 3-0 Turqi: Alvaro Morata shënon 2, në një fitore bindëse për spanjollët

Alvaro Morata shënoi dy herë për Spanjën, në fitoren më bindëse të finaleve të Euro 2016 deri tani me rezultatin 3-0 kunder Turqisë.

Rezultati do të thotë që skuadra e Vicente del Bosque tashmë ka garantuar kualifikimin nga Grupi D falë kësaj fitore të thellë, në një ndeshje të cilën ajo e dominojë nga minuta e parë e deri në fund.

Spanja, kampionia evropiane në fuqi nuk ka humbur asnjë ndeshje në Euro që nga viti 2004, duke shënuar një rekord prej 14 ndeshjesh pa humbje, e cila ka sjellë dhe fitimin e këtij trofeu 2 herë rradhazi për iberikët.

Spanja përballet me Kroacinë të martën për të vendosur se kush do të perfundoje në vendin e parë në grup.

Ndërsa humbja e sotme do të thotë që vetëm një mrekulli mund ta kualifikoje Turqinë për më tej, pas humbjes me Kroacinë dhe “dajakut” që mori nga Spanja në ndeshjen e sotme.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox