Home / Futboll / Euro 2016 / Si kanë evoluar finalet e Kampionatit Europian, nga 1960 – 2020!

Si kanë evoluar finalet e Kampionatit Europian, nga 1960 – 2020!

Ideja për një turne futbolli mbare evropian u propozua fillimisht nga sekretari i përgjithshëm i Federatës së futbollit francez, Henri Delaunay.

Finalet e para të një Kampionati Europian u mbajtën në France në vitin 1960. Vetëm 4 skuadra morën pjesë në turneun final, nga 17 skuadrat kombëtare europiane që konkuruan në fazën eliminatore. Por që atëherë, çdo herë e më shumë ekipe filluan të konkurojnë në këtë kompeticion edhe pse formati me vetëm 4 ekipe në turneun final vazhdoi të aplikohet deri në finalet e vitit 1976.

Që nga viti 1980, finalet e Kampionatit Europian u zgjerua në 8 ekipe. Pas interesimit të madh të ekipeve të tjera nga Europa, formati i finaleve u rrit në 16 ekipe për herë të parë në vitin 1992, format i cili u aplikua deri në finalet e viti 2012. France 2016, janë finalet e para të Kampionatit Europian që përfshijnë 24 skuadra të ndara në 6 grupe.

Por formati i finaleve të Kampionatit Europian të viti 2020, përmban ndryshime thelbësore. Në 6 Dhjetor, 2012 UEFA njoftoi se Finalet e 2020 do të mbahet në qytete dhe shtete të ndryshme në të gjithë Evropën.

Ky ndryshim rrënjësor erdhi si pasojë e interesimit shume të vogël për organizimin e finaleve, ku vetem Turqia shfaqi interes për të organizuar turneun final. Duke marrë parasysh vështirësitë financiare në mbarë komunitetin europian në kohën kur duhej të percaktohej vendi organizator, perfshirë Turqinë, UEFA vendosi ta ndajë barrën e organizimit të finaleve të viti 2020 në disa shtete/qytete të Europës.

19 dytete/shtete nga gjithë Europa paraqitën kërkesën e tyre për mbajtjen e “pjesëshme” të ndeshjeve finale, nga të cilat vetëm 13 prej tyre u perzgjodhën në 19 Shtator 2014:

  • Finalja dhe gjysem-finalet: Londër (Angli)
  • Cerek-finale dhe ndeshje në grup: Mynih (Gjermani), Baku (Azerbaixhan), Saint Petersburg (Rusi), Rome (Itali)
  • 1/16 dhe ndeshje në grup: Kopenhagen (Danimark), Bukuresht (Rumani), Amsterdam (Holland), Dublin (Rep e Irlandes), Bilbao (Spanjë), Budapest (Hungari), Bruksel (Belgjikë), Glasgou (Skoci)

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox