Home / Futboll / Euro 2016 / Poloni – Portugali: Formacionet e mundëshme & lajmet e fundit për 2 skuadrat

Poloni – Portugali: Formacionet e mundëshme & lajmet e fundit për 2 skuadrat

Portugalia është në kërkim për të arritur në gjysem-finalet e Kampionatit Evropian për herë të katërt gjate pesë turneve të fundit, në përballjen e tyre me Poloninë në çerekfinale, një Poloni e cila ka arritur në çerekfinale të një turneu të madh për herë të parë që prej Kupës së Botës në vitin 1982.

Polonia ka një rekord të mahnitshëm në mbrojtje në Euro 2016, vetem SuperGoli i Shaqirit ka prekur rrjetën e polakëve, por në rrugën e tyre në një vend gjysmë-finale është ndoshta një nga atletët më të mire qe ka patur futbolli ndonjëherë, Cristiano Ronaldo.

Duke përshkruar 31-vjecarin Ronaldo si “nje atlet të përsosur”, revista amerikane “Men’s Health” thotë se sprinti i Ronaldos arrinë shpejtësi prej më shumë se 32 km/orë, kercen gati një metër në ajër me një këmbë, vrapon një mesatare prej 16 km për ndeshje dhe shënon më shumë gola në 20 minutat e fundit të ndeshjeve se kushdo tjetër.

Velodromi i Marsejes do të shoh sulmuesin e  Real Madrid – Ronaldo, kundër sulmuesit te Bayern Munich – Robert Lewandowskit, një cift që ka shënuar 93 gola në total në sezonin e fundit për klubet e tyre.

Të fundit mbi skuadrat:

Për Poloninë, Lukasz Fabianski do vazhdojë të mbrojë portën pasi portieri kryesor Wojciech Szczesny ende vuan nga një dëmtimi në kofshë.

Lajme të mira për Portugaline me rikthimin e Andre Gomes dhe Raphael Guerreiro në stervitje përpara ndeshjes çerekfinale. Te dy lojtarët u bashkua me grupin kryesor në sesionin stërvitor të paradites të mërkurën, pas një pauze dy ditore. Mbrojtesi Guerreiro dhe mesfushori Gomes pësuan probleme të vogla muskulare gjatë kohës shtesë në ndeshjen kundër Kroacisë. Trajneri Portugalia Fernando Santos pritet të ketë të gjithë lojtarët e tij në dispozicion për përballjen me Poloninë, sot në mbremje.

Formacionet e mundëshme:

Polonia: Fabiański; Piszczek, Glik, Pazdan, Jędrzejczyk; Błaszczykowski, Krychowiak, Mączyński, Grosicki; Milik, Lewandowski.

Portugalia: Rui Patrício, Cédric, Fonte, Pepe, Guerreiro; Silva, William Carvalho, Sanches, Mário; Nani, Ronaldo.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox