Home / Futboll / Euro 2016 / Ermir Lenjani: Harrojeni Zvicrën, duhet të fokusohemi në ndeshjen me Francën

Ermir Lenjani: Harrojeni Zvicrën, duhet të fokusohemi në ndeshjen me Francën

Humbja me Zvicrën ende na “djeg”,  por një turne si Kampionati Europian, ku shume shpejt vjen ndeshja e rradhes, nuk ka kohe per te qare të kaluarën. Ky është mesazhi i Ermir Lenjanit, kur kanë mbetur edhe 2 dite nga sfida e dytë në Grupin A, kundër Francës organizatore.

Nuk kemi më kohë të mendojmë për atë që ndodhi me Zvicrën. Tashmë kemi dy ndeshje përpara, të mërkurën me Francën dhe më pas me Rumaninë. Duhet të japim maksimumin. Goli i pësuar, mungesë përqendrim? Nuk mund ta themi këtë. Jemi paraqitur mirë në pjesën e dytë të ndeshjes, por kështu ndodh në futboll.

Kundër Francës, Lenjani premton se do te japin maksimumin, me Kombëtaren që do të provojë shanset e saj për të fituar takimin, ashtu sic bënë në 2 miqësoret e fundit kundër Frances ku u arrit 1 fitore dhe 1 barazim.

Shfaqëm probleme në mbrojtje në ndeshjen e fundit me Zvicrën. Me Francën do të luajmë ashtu si jemi paraqitur në dy ndeshjet miqësore, ku do të jemi maksimalisht të angazhuar në lojë. Kemi edhe dy ditë stërvitje dhe do të japim më të mirën.

Gjithmonë kam pozicionin që të ndihmoj mbrojtjen, por edhe të shtyj përpara. Do ta shohim cila do të jetë detyra ime, por fillimisht duhet të përqendrohemi te faza difensive. Gjithsesi nëse do të kemi shansin të dalim përpara, unë do të sulmoj.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox