Home / Futboll / Euro 2016 / De Biazi teston formacionin e mundshëm që do rreshtohet në fushë kundër Francës

De Biazi teston formacionin e mundshëm që do rreshtohet në fushë kundër Francës

Stërvitja e fundit në Perros Guirec ku janë grumbulluar kuqezinjtë para ndeshjes me Francën i ka shërbyer De Biasit për të provuar formacionin që do të hedhë në fushën e Velodrome, për sfidën e rradhës.

I detyruar të bëjë ndryshime në qendër të mbrojtjes për të plotësuar boshllëkun e krijuar nga pezullimi i Lorik Canës, De Biasi ka provuar në këtë pozicion Arlind Ajetin, kjo edhe sepse preferon Kukelin, i cili u paraqit mirë i tërhequr në këtë rol ndaj Zvicres.

Gjithashtu De Biazi ka testuar Ledian Memushajn në pozicionin e mesfushorit të tërhequr që mbahet nga Taulant Xhaka i cili  pritet të nisë lojën nga stoli kundër Frances.

Ndryshimi tjetër në këtë stërvitje ishte ai i vendosjes së futbollistit kavajas  Andi Lila, në krahun e djathtë në vendin e Odise Roshit.

Ndërsa ruajnë pozicionet e tyre Abrashi, mjaft efektiv në mesin e fushës në ndeshjen me Zvicrësn, ashtu si dhe Lenjani por edhe Armando Sadiku të cilit De Biasi pritet t’i besojë sërish vendin e sulmuesit të vetëm.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox