Home / Futboll / C’fare do të ofronte Zlatan Ibrahimovic tek Mancheter United!
A do ti refuzoje Ibra milionat e Kines per Jose Mourinho-n?
A do ti refuzoje Ibra milionat e Kines per Jose Mourinho-n?

C’fare do të ofronte Zlatan Ibrahimovic tek Mancheter United!

Mediat angleze raportojnë se Zlatan Ibrahimovic ka arritur marrëveshjen me Manchester United për kalimin e suedezit në Old Traford, dhe në fund të Euro 2016 pritet që Ibra të kryej të gjitha kontrollet mjekësore me klubin anglez, si një hap i domosdoshëm për konfirmimin zyrtar të transferimit të tij.

Thuhet se Ibra ka refuzuar oferta multi-milion eurosh në muaj nga klubet kineze, dhe ka pranuar ofertën e Manchester United prej vetëm 1 milionë Eurosh në muaj, i terhequr nga admirimi që suedezi ka për trajnerin e ri të “djajve të kuq”, Jose Mourinho.

Ibrahimovic është një ikone e futbollit europian… por c’farë mund ti ofroje ai Manchester United?

Ish- mesfushori legjendar Paul Scholes ka lavdëruar tashmë “karakterin” dhe “karizmën” e suedezit, ndërsa bashkëatdhetari dhe ish-trajneri i Manchester United Rene Meulensteen e quan atë “sulmues të përsosur” për shkak të të dhënave të tij si një “fitues” serial. Peter Schmeichel (Shmajkëll) pretendon se sulmuesi është “i lindur për të luajtur për Manchester United”.

Në mënyrë të qartë, Zlatan Ibrahimovic ka një reputacion të madh. Dhe me të drejtë. Krekosja e tij ka jehonën e Eric Cantonase, dhe shumë thjeshtë vetëm prania e suedezit do të frymëzojë besimin në skuadër. Në fund të fundit, Ibrahimovic po fitonte kampionatet me Ajax-in para se Marcus Rashford(talenti i akademisë së United) të kishte filluar shkollën.

Ibrahimovic gëzon besimin e plotë të Jose Mourinhos – Ibra pretendon se flet në telefon “çdo ditë” me portugezin, – dhe ai mund të jetë një urë lidhëse në ambientet e stervitje midis lojtarëve dhe trajnerit te ri. Një figurë me përvojë “i gatshëm për të vrarë” për Mourinho (si c’ka pohuar vetë suedezi).

Për Manchester United, Ibrahimovic duhet të jetë shumë më tepër se një “ikonë” me prezencë të madhe në dhomat e zhveshjes. “Djajve të kuq” i duhet një sulmues që të udheheqi lojën në sulm.

Por vetem pak muaj larg 35-vjetorit të tij, c’farë mund të pritet nga Ibrahimovic me fanellën e United?

Shenjat e rënies nuk janë të dukshme. Ibrahimovic sapo ka prodhuar sezonin më të mirë të karrierës së tij përsa i perket golave të shënuar, duke shënuar 50 herë në 51 ndeshje për Paris Saint-Germain – rreth 15 gola më shumë nga c’ka bërë Ibra më parë në sezonet e tij më të mira.

Ndërkohë që sezoni i fundit ishte më i miri për Ibrën, statisticat e tij tregojnë konsistencë të lartë nga njëri sezon në tjetrin.

Ibrahimovic ka shënuar më tepër se 30 gola/për sezon në pesë vitet e fundit, dhe më tepër se 20 gola/në sezon në 9 vitet e fundit, për 4 klube të ndryshme për të cilët ka luajtur ai.

Kjo konsistencë e lartë shume vjecare, është ajo që e bën këtë transferim aq terheqes, edhe pse afat-shkurtër duke gjykuar moshën e suedezit.

Check Also

Lionel Messi tërhiqet nga Kombëtarja, pas një tjetër disfate në finalen e Copa America

Pele: Lionel Messi duhet të rikonsiderojë tërheqjen nga perfaqesuesja e Argjentinës

Pele i ka kërkuar Lionel Messit të rishqyrtojë vendimin e tij per tu terhequr nga …

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox