Home / Futboll / Euro 2016 / Cesk Fabregas: Mes Spanjës dhe Italisë, nuk ka favorite
Mesfushori i Chelsea & Spanjes - Cesc Fabregas
Mesfushori i Chelsea & Spanjes - Cesc Fabregas

Cesk Fabregas: Mes Spanjës dhe Italisë, nuk ka favorite

Mesfushori i Chelsea dhe Spanjës, Cesc Fabregas parashikon një ndeshje shumë të vështirë me Italinë në 1/8 e Europianit.

“Të ndeshesh me Italinë është gjithmonë e vështirë, sepse ata janë një skuadër me shumë përvojë. Mendoj se kjo ndeshje nuk ka favorite dhe të dyja skuadra do të futen në fushë si të barabarta.”

Më tej mesfushori i Chelsea foli dhe për trajnerin e tij të ardhshëm tek Blutë e Londrës Antonio Conte, aktualisht në krye të Italisë. Fabregas rezervoi fjalët më të mira për trajnerin italian.

“Antonio Conte është një trajner me mentalitet fituesi dhe une jam shumë i lumtur që sezonin e ardhshëm në Premier League do të kem mundësi të luaj per të. Kam biseduar me trajnerin Conte, dhe ai më ka shprehur se cfarë dëshiron të bëjë tek Chelsea dhe jam i sigurt se nën drejtimin e tij skuadra do të arrijë rezultate të mira.”

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox