Home / Futboll / Europë / Liga Kampioneve / Buffon harron triumfin e Interit në Ligën e Kampionëve të vitit 2009-10

Buffon harron triumfin e Interit në Ligën e Kampionëve të vitit 2009-10

Interi i Jose Mourinhos bërë histori në futbollin italian, kur ata fituan tripletën e Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve në 2009-10, por duket se kjo arritje e jashtëzakonshme nuk është regjistruar aq mirë në Torino.

Tifozët e Interit ka të ngjarë të mos jene te kenaqur me Gianluigi Buffon pasi portieri Bianconerëve, në një interviste të dhënë  për Times of India, me sa duket nuk arriti të kujtojnte triumfin e Interit në Madrid gjashtë vjet më parë.

I pyetur nëse ai është i kënaqur me gjëndjen e Serie A, portieri veteran tha:

Jo, aspak. Ne kemi humbur një vënd në Ligën e Kampionëve (UCL), klubet italiane nuk po arrijnë të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Hera e fundit që trofeu u fitua nga italianët ishte në 2007, kur [AC] Milani kishte rrahur Liverpool. Ne nuk mundëm ta fitojme vitin e kaluar,” shtoi ai, duke iu referuar humbjes 3-1 te Juventusit kunder Barcelonës në finalen e sezonit 2014-15, dhe duke harruar plotesisht triumfin e Interit në Ligën e Kampionëve për sezonin 2009 – 2010.

Mediave italiane nuk i ka shpetuar kjo gafe, po ashtu dhe rrjetet sociale ku hashtag-u #BuffonhafattoilBuffone ka fituar shume popullaritet në Twitter ditët e fundit.

 

Check Also

Luis Nani - Portugali

Everton i bashkohet interesimit të Interit dhe Valencias, për Luis Nani-n

Performanca e mirë e Lusi Nani-t me perfaqesuesen Portugeze në finalet e Euro2016, ka rikthyer …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox