Home / Futboll / Euro 2016 / Belgjikë 0-2 Italia: Giaccherini dhe Pelle gjunjëzojnë belgët
Belgjike 0 - 2 Itali
Belgjike 0 - 2 Itali

Belgjikë 0-2 Italia: Giaccherini dhe Pelle gjunjëzojnë belgët

Italia debuton me fitore në Euro 2016, ne një sukses të vuajtur, të arritur me këmbëngulje dhe eksperiencë përballë yjeve belg si, Hazard, Lukaku, Curtois dhe Kevin De Bruyne.

Një ndeshje e vështirë, me belgët që dhanë sinjalet e para të rrezikshme me Nainggolan.

Për të krijuar momentin e parë të rrezikshëm, Italisë iu nevojitën 28 minuta, me Pelle që nuk arriti te godase porten, por në minutën e 32të të kaltërit gjetën golin e avantazhit me Giaçherinin.

Avantazhi i dha zemër italianëve, që 4 minuta më vonë ishin fare pranë golit të dytë me Pelle, me topin që përfundoi pak centimetra jashtë portës.

Pjesa e dytë vazhdoi me Belgjikën në sulm, me Lukakun që në të 54-tën mund të kishte ndëshkuar Buffon, por sulmuesi i Djajve të Kuq nuk ishte në formë të mirë duke dështuar për të goditur objektivin, pasi u gjend vetëm-për-vetëm me Gianluigi Buffon nga një pas i Eden Hazard.

Kundër mbrojtjes italiane, nuk mund të shperdorosh raste të tilla të cilat paraqiten shumë rradhë dhe fakti është që Belgjika nuk arriti të krijojë ndonjë rrezikshmëri në portën e Buffonit më pas.

Fitorja për italianet u vulos nga sulmuesi i Southamptonit, Graziano Pelle më një goditje të topit në ajër, në gjysëm-kthesë në minutat shtesë, duke i dhënë Italisë 3 pikët dhe kreun e tabelës në groupin E.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox