Home / Futboll / Argjentinë 0-0 Kili (2-4 me penallti): Kili fiton Kupën e Amerikës
Kupa Amerikes - Kili triumfon 4-2 me penallti ndaj Argjentines
Kupa Amerikes - Kili triumfon 4-2 me penallti ndaj Argjentines

Argjentinë 0-0 Kili (2-4 me penallti): Kili fiton Kupën e Amerikës

Lionel Messi humbi një penalltinë në fitoren e Kilit kundër Argjentinës në finalen e Kupës së Amerikës, për të dytin vit radhazi.

Sergio Aguerro humbi shance të mira për ti dhënë fitoren Argjentinës, si në kohën e rregullt ashtu edhe në 30 minutat e kohës shtesëe.

Para një turme prej më shumë se 82.000 tifozash që kishin mbushur stadiumin – finalja e 100 vjetorit te ketij turneu perfundojë pa gola pas 120 minutave.

Loja u zhvillua me nderprerje të shumta, tensione të larta dhe nervozitet, ku të dyja skuadrat morën nga 1 karton të kuq dhe shumë kartona të verdhë te tjera.

Në serinë e parë te penalltive, gabon Vidal për Kilin, por të njëjtën gjë bën edhe Messi për Argjentinën, me topin që përfundon mbi traversë. Më pas futbollistët e Kilit tregohen të saktë njëri pas tjetrit, ndërsa gjuajtja e gabuar e Biglias për Argjentinën në serinë 4-te i dha mundësinë Silvas të shënonte penalltinë e fundit për Kilin, që shpërtheu në festë.

Thatesira 23-vjeçare në fitimin a turneve madhore për Argjentinën vazhdon – Messi, i cili luajti vetem dy ditë pas ditëlindjes së tij të 29-të – ende nuk ka fituar një trofe me perfaqësuesen argjentinase, të cilët kanë humbur tashmë tri finale të mëdha rradhazi: finalen e Kupës së Botës 2014 kundër Gjermanisë, si dhe humbja në 2 vitet e fundit ne finalet e Kupës së Amerikës, të dyja keto me penalti ndaj Kilit.

Check Also

Poloni 1-1 Portugali: Portugalia kalon në gjysëmfinale pas fitores 5-3 me penallti

Portugalia eshte ekipi i parë në gjysmëfinale të Euro 2016 pas fitores 5-3 me penallti …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox