Home / Futboll / Euro 2016 / Angli 0 – 0 Sllovaki : Anglezët luajnë mirë, por shpërdorojnë rastet e krijuara

Angli 0 – 0 Sllovaki : Anglezët luajnë mirë, por shpërdorojnë rastet e krijuara

Anglezët e dominuan totalisht ndeshjen, duke pasur disa raste shënimi, por fati e mbrojti skuadrën sllovake nga pësimi i golit.

Shpejtësia në veprimet e lojtarëve anglezë ishte vendimtare, gjë që u jepte atyre aftësi menaxhuese të lartë, por mbrojtja e ngjeshur sllovake dhe njëherësh fati nuk e lejuan Anglinë të shënonte.

Xhimi Vardi e nisi titullar këtë ndeshje, duke qenë rreziku kryesor për skuadrën e Sllovakisë, por në 45-minutat e para, sado që anglezët e kishin nën kontroll total lojën, nuk arritën të shënonin.

Me një Wayne Roony në stol, trajneri Roi Hoxhson tentoi të befasonte sllovakët me lojtarët e rinj. Siguria lidhej me forcën fizike të lojtarëve të rinj dhe shpejtësinë në veprimet sulmuese.

Megjithatë, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë anglezët u përpoqën të ndryshonin diçka, por pa rezultat dhe takimi u mbyll në barazim 0-0, duke bërë që të kualifikohen të dyja skuadrat për më tej. Sllovakia si vend i tretë më i mirë.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Uellsi, me fitoren e tij 3 – 0 kundër Rusisë, merr kreun e grupit dhe kualifikohet.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox