Home / Futboll / Euro 2016 / Angli 1-2 Islandë : “peshkatarët” islandezë, i shkulin dhëmbët “Tre Luanëve”

Angli 1-2 Islandë : “peshkatarët” islandezë, i shkulin dhëmbët “Tre Luanëve”

Skuadra modeste e Islandës shkruan historinë e futbollit modern me një fitore 2-1 që do të mbetet një plagë e hapur për futbollin anglez për shumë vjet.

Wayne Rooney e kaloi skuadren e Roy Hodgson në epërsi me konvertimin e një 11-metërshi vetëm 4 minuta nga fillimi i lojës, por dy gola në 12 minuta e ktheu ndeshjen në favor të Islandës, rezultat te cilën Islanda arriti ta ruaj pa ndonjë dramë, deri në vershellimën e funddit të ndeshjes.

Skuadra angleze largohet nga Euro 2016 me kokën ulur dhe mes turpit pas një ndeshjeje ku nuk tregoi pothuajse asgjë.

Duke filluar nga Joe Heart në portë e deri tek Kane në sulm, e gjithë 11-shja angleze zhgënjeu paturpësisht në një lojë me shumë gabime në të gjithë hapsirën e fushës, përfshire ketu edhe trajnerin Roy Hogson i cili vetëm 4 minuta nga perfundimi i ndeshjes u kujtua të aktivizojë në lojë, “xhevairin” e futbollit anglez, Marcus Rashford.

Nje humbje e turpshme në rrethana të tilla ka shkundur futbollin anglez deri në themel, me menaxherin Hodgson i cili nuk kishte rrugë tjetër përvec se të jepte dorëheqjen nga drejtimi i “Tre Luanëve”, doreheqje e konfirmuar vetëm pak momente pas përfundimit të ndeshjes.

Ndërkohë, Islanda e vetëm 300,000 banorëve, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve ndodhen në Francë për të mbështetur përfaqësuesen e tyre, do të ndeshet me Francën në cerek-finale.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox