Home / Futboll / Euro 2016 / 3 lëvizjet taktike që Low duhet të marrë në konsideratë për Gjermaninë

3 lëvizjet taktike që Low duhet të marrë në konsideratë për Gjermaninë

Duke parë ndeshjen e fundit të gjermanisë me ekipin Polak mund të shohim që Gjermania është mirë në mbrojtje por ka hasur veshtiresi në sulm, gjë e cila nuk është fare e mire për gjermanët pasi ato kanë shënuar vetëm 2 gola ne 180 minuta lojë. Keto jane disa ide që Low duhet ti mendojë për një ndryshim të Gjermanëve që ndoshta të jenë favorit për të fituar Europianin këtë vit.

1.Julian Draxler të vendoset në krahun e majtë

Deri me tani Draxler nuk ka berë një paraqitje të mirë por ndoshta ndryshimi i pozicionit të tij do të bente dicka. Kalimi i tij në krahun e majtë duke e vënë në kontakt me futbollis të tjerë në sulm mund të jetë më i frutshëm.

2.Rimendimi i pozicionit të sulmuesve

Low duhet te mendojë një fomacion tjetër më të denjë për sulmin pasi ajo është pika e dobët e gjermanevë deri me tani pasi mbrojtja është e “blinduar” me futbollist si Jerome Boateng dhe Mats Hummels që po e bejnë punën e tyre tamam sic duhet.

3.Zëvendësimi i Howedes 

Howedes nuk ka mbrojtur mirë lojëtarët e ekipit Ukrainas dhe Polak që Gjermania u përball ne fazat e grupeve. Lojëtarë si Konoplayanka dheLewandowski patën raste të rrezikshme për të goditur nga gabimet e tij. Ndoshta Low nuk e ka menduar por Kimmich mund të bëjë punë më të mirë se Howedes. Kimmich gjithashtu është një pasues më i mire i topit, dhe kjo mund ta bëjë Gjermaninë të përmirësoje lojën e saj edhe të fitoi kompeticionin Europian.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox